Italia mposhti 2-0 Moldavinë në kualifikueset e Kupës së Botës 2026, duke mbrojtur vendin e dytë në grup, që e kualifikon në fazën play off. Një fitore e vështirë për kombëtaren “azzurre”, që fitoi falë dy golave që erdhën në minutat e fundit.
“E dinim që do të përballeshim me një ekip të mbyllur. Nga pikëpamja ime, nuk ishim të mirë në thyerjen e barazimit në pjesën e parë dhe në këto situata, sa më shumë që zgjat loja, aq më e vështirë bëhet”, tha mbrojtësi Gianluca Mancini.
Më tej, ai shtoi: “Ne patëm rastet tona; nëse do ta kishim thyer barazimin më herët, mund të na kishin ardhur më shumë gola. Grupi është i bashkuar. Dje ndryshuam kaq shumë lojtarë, dhe mendoj se të gjithë reaguan. Ky është themeli për të arritur sukses të madh“.







