Fisnik Asllani po kalon një moment fantastik, aq sa ka tërhequr edhe vëmendjen e Bayern në Gjermani.
Sulmuesi shqiptar i Kosovës mbrëmë shkëlqeu me golin e tij në fitoren 2-0 të Dardanisë në Slloveni. Pas ndeshjes, ai rrëfeu emocionet e ndeshjes delikate dhe të rëndësishme.
“Edhe po të ëndërroja, nuk do ta mendoja fiks kështu. Jam shumë i lumtur. Më mirë se kaq nuk mund të shkonte. Është ndjenjë e jashtëzakonshme. Jam krenar”.
“Atmosfera ka qenë fantastike. Besoj që të gjithë lojtarët, të gjithë shqiptarët që kanë qenë sot në stadium, janë ndier shumë krenarë dhe na kanë ndihmuar të bëjmë lojë të mirë sot”, deklaroi sulmuesi pas ndeshjes.







