Broja i “shkel syrin” Milanit: Klubi më i madh në histori, pas Real Madridit. Jam tifoz i Ibrës

29 Qershor 2024
20:27
Alfred Lleshi
back button

Armando Broja ka një mesazh për Milanin. Sulmuesi shqiptar i Chelsea, një nga emrat më të përfolur në këto javë të para të merkatos së verës, ka folur për kuqezinjtë gjatë një interviste në “Tv Klan”, ku ishte i ftuar special pas eliminimit nga “Euro 2024”.

Broja i është përgjigjur pyetjes hipotetike, shumë specifike, në lidhje me një telefonatë të mundshme nga Zlatan Ibrahimovic: “Para së gjithash do t’i thoja se jam fans i madh i tij, më ka pëlqyer gjithmonë si lojtar. Milani është një klub fantastik, i dyti më i madh, pas Real Madridit, në histori. Do t’i thosha atij se duhet të flas me agjentin dhe familjen time, pastaj do të të përgjigjem”.

Qendërsulmuesi i lindur në vitin 2001, i cili kaloi muajt e fundit të sezonit të kaluar në huazim te Fulham, pranoi se kishte pasur tashmë disa kontakte me klube të tjera: “Është e vërtetë, kam oferta nga këto tri kampionate (Serie A, Bundesliga dhe Premier League). Qëndrimi te Chelsea është një opsion, kam ende kontratë që skadon pas disa vitesh (më 2028)”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit