Kjo ishte analiza e portierit të kombëtares italiane, Gianluigi Donnarumma, pas eliminimit nga Europiani 2024, falë humbjes së sotme 2-0 ndaj Zvicrës, në 1/8 finale: “Është e dhimbshme të eliminohesh kështu, iu kërkojmë falje të gjithëve.
Sot ne zhgënjuam, zviceranët e merituan. U munduam gjatë gjithë ndeshjes, në pjesën e parë humbëm shumë topa, duke lënë hapësira për kundërshtarin. Ishte e vështirë, një ndeshje shumë e vështirë për t’u tretur.
A pati mungesë guximi? Na mungoi gjithçka në këtë ndeshje, edhe cilësia. Në pjesën e parë dolëm keq, sepse ata gjithmonë e kishin topin në lojë. Duhet ta kishim nisur më mirë pjesën e dytë, por pësuam golin e dytë menjëherë. Duhet ta pranojmë, zhgënjyem totalisht sonte”.