“Nuk është e lehtë të luash te Barcelona”, Gundogan: Ja çfarë më është dashur të bëj

30 Qershor 2024
16:00
Denis Hakanaj
back button

Ilkay Gundogan, mesfushori i Barcelona-s, po ecën me shpejtësi në këtë kampionat europian me Gjermaninë e tij.

Skuadra e drejtuar nga Julian Nagelsmann mbylli grupin e tyre si protagonistë dhe në krye, duke eliminuar Danimarkën dhe duke arritur në çerekfinale.

Në pritje për të zbuluar se kë do të takojë, kapiteni i kombëtares gjermane ka dhënë një intervistë për The Athletic.

Përveç Euro 2024, Gundogan foli edhe për sezonin e parë që kaloi te Barça pas transferimit nga Manchester City.

33-vjeçari nga Gelsenkirchen pranoi se të luash për Blaugranat ishte e ndërlikuar:

“Me Barcelonën luajta kudo që më duhej, kështu që ishte pak kaotike, me shumë ndryshime pozicionesh”, shpjegoi ai.

“Më është dashur të përshtatem vazhdimisht. Ndonjëherë të luash mirë do të thotë gjithashtu të dish se në çfarë pozicioni luan, kush luan rreth teje dhe të ndihesh rehat me këtë”, tha Gundogan.

“Në kombëtare ndihem shumë rehat në fushë me shokët e skuadrës dhe në pozicionin tim”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit