Allegri futet në historinë e Milanit; 100 fitore kuqezi falë suksesit në derbi

25 Nëntor 2025
7:38
Alfred Lleshi
back button

Fitorja 1-0 në derbin ndaj Interit nuk vlejti vetëm tri pikë të rëndësishme, por e futi Massimiliano Allegrin në historinë e Milanit. Me këtë sukses, trajneri livornez arriti kuotën e 100 fitoreve në të gjitha kompeticionet në pankinën kuqezi.

Sipas Opta, Allegri bëhet trajneri i shtatë në historinë e klubit që prek këtë “stacion” treshifror, duke hyrë në një grup elitar së bashku me Carlo Ancelotti, Nereo Rocco, Fabio Capello, Stefano Pioli, Nils Liedholm dhe Arrigo Sacchi.

Fitorja e tij e 100-të erdhi në ndeshjen më të rëndësishme të qytetit, falë golit të Christian Pulisic, i cili shfrytëzoi një top të kthyer nga Sommer. Rezultati i mundëson Milanit të vazhdojë formën e mirë, e vetmja humbje mbetet ajo e gushtit ndaj Cremonese, dhe e ngjit në vendin e dytë, në barazim me Napolin dhe vetëm dy pikë larg Romës kryesuese.

Një arritje personale që përputhet në mënyrë perfekte me objektivin madhor të skuadrës kuqezi, titullin kampion.

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit