Francë-Belgjikë, prognoza e supersfidës. Deschamps nuk heq dorë nga Mbappé, përballë qëndron Lukaku

1 Korrik 2024
8:17
Alfred Lleshi
back button

Edhe pak orë deri në fillimin e ndeshjes së shumëpritur të 1/8 finale të “Euro 2024” ndërmjet Francës dhe Belgjikës. Të dyja kombëtaret do të zbresin në fushë prej orës 18:00 në Dusseldorf, nën drejtimin e arbitrit suedez Glenn Nyberg.

Në lojë është çerekfinalja kundër fituesit të duelit Portugali-Slloveni, e planifikuar për sot, në orën 21:00. Në rast barazimi pas kohës së rregullt 90-minutëshe pritet shtesa, përveç penalltive të mundshme në rast të “x” pas 120 minutave.

Si mbërrin FRANCA – Skuadra transalpine, e dyta në Grupin D, pas Austrisë (një fitore dhe dy barazime në tri ndeshje), synon të përmirësohet në 1/8 finale dhe konfirmojë veten pretendente e turneut të madh kontinental.

Për këtë ndeshje, Didier Deschamps do të ketë në dispozicion të gjithë lojtarët, por nuk pritet të bëjë shumë ndryshime në formacionin startues në krahasim me atë që u pa në tri sfidat e para.

“Nëse Belgjika përfundoi e dyta në grup do të thotë se ka hasur në vështirësi, por potencialisht është një nga skuadrat më të mira të këtij Europiani”, – deklaroi Deschamps në konferencën për shtyp të një dite më parë. Në sulm do të ketë hapësirë ​​për Thuram dhe Mbappé, të mbështetur nga Griezmann.

Si mbërrin BELGJIKA – E freskët nga vendi i dytë në grupin E, më i balancuar se kurrë, me 4 skuadra që përfunduan me pikë të barabarta (vendi i parë për Rumaninë, i treti për Sllovakinë dhe i fundit për Ukrainën), skuadra e drejtuar nga Domenico Tedesco do të jetë në kërkim të kualifikimit të tretë radhazi në çerekfinale të Europianit.

“Këto janë ndeshjet që duam të luajmë. Kemi përballë një ekip të nivelit të lartë, por gjithçka është e mundur”, – komentoi trajneri belg para kësaj sfide delikate. Reparti ofensiv padyshim që do t’i besohet Lukakut, në anët e të cilit Doku dhe Lukebakio duhet të veprojnë nga minuta e parë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit