Bruno Fernandes: S’kemi ardhur për t’u ndalur këtu, për ne nuk ka një objektiv minimal, duam trofeun

1 Korrik 2024
8:43
Telesport
back button

Në fazën e 1/8-ave të Euro 2024 do të luhet sot sfida mes Portugalisë dhe Sllovenisë. Një përballje interesante, ku kombëtarja luzitane duket favorite edhe pse sfidat e deritanishme kanë treguar se surprizat s’kanë mbaruar.

Mesfushori i Portugalisë, Bruno Fernandes ka folur sot për këtë përballje, duke u shprehur: “Ne u përballëm me ta në një miqësore marsin e kaluar dhe ata na mundën. Ishte interesante, mësuam gjëra që janë të rëndësishme”.

Ne e dimë se çfarë do të duhet të bëjmë. Ata vendosin shumë lojtarë në zonë, janë fizikë e agresivë. Do të duhet të jemi të durueshëm dhe të mos u lejojmë hapësira, pasi dy sulmuesit e tyre kombinohen mirë në kundërsulm”, tha mesfushori i Manchester United.

Unë mendoj se sllovenët mund të jenë pak më të rrezikshëm në kundërsulm se sa Çekia. Ne e morëm mësimin nga kjo fazë në grupe. Sigurisht që do të kishim preferuar tre fitore, por pavarësisht gjithçka që arritëm të përfundojmë në vendin e parë”, tha Bruno Fernandes.

Duke folur për objektivat, ai shtoi: “Ne duam të fitojmë çdo ndeshje, kështu që kjo do të thotë të shkojmë në finale dhe ta fitojmë atë. Nuk ka objektiv minimal. Asnjë ekip nuk dëshiron të kthehet në shtëpi për momentin, veçanërisht kur keni arritur deri këtu”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit