I intervistuar nga kanalet zyrtare të klubit, sulmuesi i Bayern Munich, Thomas Muller, foli për ndeshjen e dyfishtë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit: “Ajo që bënë tifozët e Bayernit në ndeshjen e parë ishte vërtet e mrekullueshme. Është mëkat që nuk fituam, por të paktën as humbëm, bëmë një performancë të mirë. Tani le të japim gjithçka në Madrid për finale e madhe.
Do të luajmë në një stadium 80.000 vendesh, futbolli është diçka shumë e rëndësishme në Madrid. E vëreni edhe në ndeshje si kjo. Personalisht, kjo më motivon shumë kur dal në fushë. Real Madridi ka elementë të shkëlqyer në kundërsulm. Ky koncept loje i ka funksionuar mjaft shpesh. Jo më kot vitet e fundit ka arritur rregullisht në gjysmëfinale. Real Madridi është jashtëzakonisht i rrezikshëm, por edhe i cënueshëm.
Do të jetë një ndeshje e barabartë, si në “teh të thikës” për të dyja skuadrat. Në futboll, efektiviteti ka shumë rëndësi. Dy raste të shkëlqyera ndaj Stuttgartit patëm edhe në pjesën e dytë, kur rezultati ishte 1-1. Nëse i shfrytëzon ato, fiton, përndryshe humbet. Është çështje milimetrash, ne duhet të jemi efektivë kur krijojmë mundësi shënimi”.