“Lindi” zyrtarisht Serie A 2024-2025. Gjithçka është gati për kampionatin që do të nisë në fundjavën e 17-18 gushtit dhe do të përfundojë në fundjavën e 24-25 majit. Pushimet për t’iu lënë vend ekipeve kombëtare, të cilat do të luajnë si në Ligën e Kombeve, ashtu edhe në kualifikueset për Botërorin 2026, janë planifikuar nga 2 deri më 10 shtator, nga 7 deri më 15 tetor, nga 11 deri më 19 nëntor 2024 dhe nga 17 deri më 25 mars 2025.
Do të ketë vetëm një raund ndeshjesh në mesjavë, konkretisht të javës së 10-të, si dhe nuk do të ketë pushime dimërore. Pra, do të luhet në fundjavat e 22 dhjetorit, 29 dhjetorit dhe 5 janarit. Më në fund, “Final Four” i Superkupës së Italisë, një ekskluzivitet që do të zhvillohet në Arabinë Saudite, në Riad, më 3-4 janar 2025, me finalen më 7 janar, në stadiumin e Universitetit King Saud.
Java e parë
Bologa-Udinese
Cagliari-Roma
Empoli-Monza
Genova-Inter
Verona-Napoli
Juventus-Como
Lazio-Venecia
Lecce-Atalanta
Milan-Torino
Parma-Fiorentina
Derbet e fazës së parë
Ndeshja e javës së 5-të (22/9/2024): Inter-Milan
Ndeshja e javës së 12-të (10/11/2024): Juventus-Torino
Ndeshja e javës së 19-të (5/1/2025): Roma-Lazio
Derbet e kthimit
Ndeshja e javës së 20-të (12/1/2025): Torino-Juventus
Ndeshja e javës së 23-të (2/2/2025): Milan-Inter
Ndeshjet e tjera të mëdha të fazës së parë:
Java e 3-të (1/9/2024): Inter-Atalanta, Juventus-Roma, Lazio-Milan
Java e 5-të (22/9/2024): Juventus-Napoli
Java e 8-të (20/9/2024): Juventus-Lazio, Roma-Inter
Java e 9-të (27/10/2024): Inter-Juventus
Java e 10-të (30/10/2024): Milan-Napoli
Java e 11-të (3/11/2024): Napoli-Atalanta
Java e 12-të (10/11/2024): Inter-Napoli
Java e 13-të (24/11/2024): Milan-Juventus, Napoli-Roma
Java e 14-të (1/12/2024): Roma-Atalanta
Java e 15-të (8/12/2024): Atalanta-Milan, Napoli-Lazio
Java e 16-të (15/12/2024): Lazio-Inter
Java e 18-të (29/12/2024): Lazio-Atalanta, Milan-Roma
Java e 19-të (5/1/2025): Atalanta-Juventus