Klubet e mëdha presin pas derës, Juventus bën lëvizjen që prisnin tifozët për të ardhmen e Kenan Yildiz

28 Dhjetor 2025
17:51
Telesport
back button

Duke ditur interesin e madh nga klubet e njohura në Europë ëpr Kenan Yildiz, Juventus nuk vonon dhe bën lëvizjen e aprë për të siguruar rinovimin me yllin turk.

Klubi bardhezi ka pranuar kërkesën e Yildiz për rritje rroge, dhe nga 1.7 milionë euro që merr aktualisht, turku do të marrë 6 milionë euro përveç bonuseve, aq sa merr Jonathan David, sipas raportimeve të medieve italiane.

Kontrata aktuale e Yildiz me Juventusin skadon në vitin 2029, por klubi bardhezi po punon për rinovimin dhe për të paktën dy vite të tjera. Me lëvizjen e bërë së fundi, klubi bardhezi duket se iu ka mbyllur derën njëherë e mirë klubeve të interesuara për Yildiz.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit