Sulmuesi i Milanit drejt Turqisë? Duket se kuqezinjtë janë zhgënjyer

4 Janar 2026
11:21
Telesport
back button

Christopher Nkunku po gjen ritmin te Milani, por ndoshta nuk e ka të gjatë në Milano.

Mediat italiane raportojnë se Fenerbahçe ka shfaqur interes për të siguruar shërbimet e francezit në merkaton e janarit dhe Milani duket dakord.

Nkunku nuk ka bindur me fanellën kuqezi. Milani ka nevojë për një 9-sh të pastër dhe prandaj u huazua Füllkrug.

Trajneri Tedesco dëshiron të ribashkohet me Nkunku dhe i ka kërkuar klubit të bëjë gjithçka për ta marrë francezin në kampionatin turk.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit