“Lukaku dhe Zirkzee janë krejtësisht të ndryshëm, le të vendosë Fonseca cili vlen për Milanin”

6 Korrik 2024
12:50
Alfred Lleshi
back button

Në edicionin e sotëm të “Gazzetta dello Sport” mund të lexohet një editorial i firmosur nga ish-trajneri Arrigo Sacchi, i cili thotë në lidhje me tregun e transferimeve të Milanit: “Kuqezinjtë janë në mes të një revolucioni, si në nivel teknik, ashtu edhe në nivel drejtues. Duhet të kuptojmë nëse rruga e ndjekur është e duhura.

Kam lexuar që për rolin e sulmuesit mendojnë Lukakun ose Zirkzee, por janë dy sulmues krejtësisht të ndryshëm. Belgu është i fuqishëm dhe imponohet me forcë, mbështetet në cilësitë e tij fizike. Holandezi është teknik dhe i pëlqen të luajë me shokët e tij.

A është e mundur që të dy janë të duhurit për Milanin? Ose zgjidhni Lukakun, ose zgjidhni Zirkzee. Duhet të jetë Fonseca, ai që vendos. Vetëm trajneri e di çfarë i duhet, bazuar në stilin dhe lojën që dëshiron t’i japë skuadrës, se çfarë elementesh janë të përshtatshëm”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit