Jorge Martin dominon garën sprint në Sachsenring, thellon diferencën në renditjen e MotoGP

6 Korrik 2024
15:42
Telesport
back button

Piloti spanjoll i Ducati Pramac, Jorge Martin, fitoi sot pasdite garën sprint në MotoGP, zhvilluar në pistën gjermane të Sachsenring. Sukses i merituar i Martin, që mbron kreun e renditjes provizore.

Në vendin e dytë u klasifikua piloti portugez Migel Oliveira me Aprilia, që la pas italianin e Ducatit zyrtar, Francesco Bagnaia (i treti).  Më pas u renditën italianët Bastianini e Morbidelli.

Për sa i përket garës, ajo u dominua nga Martin edhe pse në pjesën më të madhe të kohës rivalizoi me Oliveira. Gjhithsesi, në 4-5 xhirot e fundit spanjolli u shkëput dhe e pati më të qetë fitoren.

Në renditjen e përgjithshme, Martin ka 15 pikë avantazh ndaj Bagnaia, ndërkohë që nesër do të zhvillohet gara zyrtare e Cmimit të Madh të Gjermanisë. Dyshja e kreut duket se do të duelojë e vetme për titullin kampion këtë sezon.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit