“Shikoni çfarë po ndodh”, kritika e ashpër e Bielsa-s: Me Endrick 17 vjeç që largohet…

6 Korrik 2024
19:00
Denis Hakanaj
back button

Marcelo Bielsa, trajneri i Uruguait, ishte protagonisti i konferencës së për shtyp në prag të ndeshjes kundër Brazilit në çerekfinale të Kupës së Amerikës 2024.

Në fakt, trajneri argjentinas kritikoi ashpër gjendjen e futbollit të Amerikës së Jugut, viktimë e parave nga Europa, që merr në zotërim të gjithë lojtarët e rinj premtues që mbërrijnë nga ana tjetër e oqeanit.

Bielsa, i pyetur në lidhje me përplasjet historike midis uruguaianëve dhe brazilianëve, u përpoq të ilustrojë situatën aktuale në botën e futbollit me figurën e Endrick, një 17-vjeçari që do të veshë fanellën e Real Madridit pas një marrëveshjeje marramendëse me vlerë 47.5 milionë të transferuar tek arkat e Palmeiras:

“Imagjinoni çfarë ka ndodhur me futbollin, që është pronë popullore… sepse të varfrit kanë shumë pak akses në lumturi, sepse nuk kanë para për të blerë lumturinë.

“Pra, futbolli, i cili është falas, është me origjinë popullore… Futbolli, i cili është një nga gjërat e pakta që më të varfrit mund ta gëzojnë, nuk e kanë më atë. Sepse në moshën 17 vjeçare Endrick, sulmuesi i Palmeiras, transferohet te Real Madrid”.

Reflektim mbi varfërimin e talenteve:

“E gjithë kjo, sa turp që duhet ta them, do të më sjellë vetëm kritika…

Nëse ju kujtohet skuadra e Sao Paulo-s, me një trajner monumental dhe një ekip me të gjithë lojtarët e kombëtares braziliane që kanë luajtur në futbollin vendas, shikoni se çfarë ndodhi me futbollin e varfër të Amerikës së Jugut…”, ka thënë ‘Loco’.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit