Goli kundër Spanjës në çerekfinale bëri që Real Madridi të dashurohej me Florian Wirtz.
Talenti gjerman, tashmë në shënjestrën e Los e Blancos, pëlqehet nga gjysma e Europës, por në orët e fundit madrilenët kanë vendosur të rrisin presionin e tyre për të bindur Bayer Leverkusen ta shesë lojtarin e datëlindjes 2003 në merkaton aktuale.
Sipas iberikes Sport, në Madrid ekziston besimi se një negociatë mund të fillojë së shpejti dhe se marrëveshja mund të arrihet. Marrëdhëniet e mira me klubin gjerman mund të përshpejtojnë operacionet, por gjithçka do të varet edhe nga shifrat e kërkuara nga Bayer.
Një lojtar i talentuar dhe i rikuperuar nga një dëmtim i rëndë, sezonin e kaluar ai u shfaq në 3-4-2-1 të Xabi Alonso-s, që ndihmoi ekipin gjerman të fitonte titullin e parë në Bundesliga.
Mbetet për t’u parë nëse madrilenët do të arrijnë të marrin një “po” në javët e ardhshme. Ndërkohë, vlerësimi është rritur shumë: për të mbyllur operacionin do të nevojiten të paktën 100 milionë euro.