Real Madrid piketon zëvendësuesin e Toni Kroos, kushton 120 milionë euro. Në garë për të edhe Manchester City

8 Korrik 2024
9:38
Alfred Lleshi
back button

Kushdo që do të ngarkohet të udhëheqë mesfushën e Real Madridit nga sezoni i ri nuk do të ketë aspak një detyrë të lehtë, sepse do t’i duhet ta bëjë këtë pa Toni Kroos në krah. Me Casemiro që është transferuar në brigjet e tjera dhe Modric përgjysmë, për arsye moshe, pak ka mbetur nga ajo mesfushë që konsiderohet si një nga më të fortat në historinë e futbollit.

Natyrisht, pas tyre lojtarë si Valverde po shtyjnë të marrin përsipër trashëgiminë dhe të mos i bëjnë fansat e bardhë të pendohen shumë. Sipas asaj që raporton “Marca”, në listën e “Los Blancos” për mesfushën e së ardhmes duket të jetë edhe braziliani Bruno Guimaraes, i cili luan për Newcastle, i sapo eliminuar me Brazilin e tij nga “Copa America”.

I linduri më 1997 ka pasur një ndikim të mirë në Angli, deri më tani mund të numërojë 86 ndeshje, 16 gola dhe 14 asiste, njësoj si në “Selecao”, ku është titullar i padiskutueshëm dhe ka bërë 25 paraqitje.

Kostoja e tij? 120 milionë euro. Newcastle e bleu atë për 42 milionë dhe ka kontratë deri në vitin 2028. Klauzola e lirimit që ai kishte, prej 115 milionë euro, ishte e vlefshme vetëm deri më 30 qershor. Tani është e nevojshme të negociohet me klubin. Megjithatë, jo vetëm Real Madridi është i interesuar për të. Manchester City i Pep Guardiolës, gjithashtu e ka kthyer vështrimin drejt tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit