Kanë nisur takimet e raundit të katërt, që kanë përcaktuar edhe çerekfinalistët e parë në grand slam-in e Wimbledon. Numri 1 për meshkuj, italiani Jannik Sinner, mundi 3-0 Ben Shelton.
Në çerekfinale shkon edhe spanjolli Carlos Alcaraz, numri 2 në botë, që mundi 3-1 Ugo Humbert. Një biletë për më tej sigurojnë edhe rusi Daniil Medvedev e amerikani Tommy Paul, që fituan sfidat e radhës.
Te femrat, surprizë eliminimi i numri 3 në botë, tenistes amerikane Cori Gauff. Ajo u mund 2-0 nga spanjollja Emma Navarro. Eliminohet edhe tenistja britanike Emma Raducanu, që u mund 2-1 nga Lulu Sun.
Një biletë për në fazën çerekfinale siguroi edhe tenistja italiane Jasmine Paolini, që përfitoi nga tërheqja e Madyson Keys në setin e tretë. Eliminohet tenistja spanjolle Paula Badosa, që u mund 2-1 nga Donna Vekic.