U eliminua nga “Copa America”, ka përplasje me lojtarët? Merret vendimi përfundimtar për trajnerin e Brazilit

9 Korrik 2024
8:16
Alfred Lleshi
back button

Eliminimi i Brazilit në duart e Uruguajit sigurisht që shkakton diskutime, por ajo që bëri edhe më shumë zhurmë ishte përjashtimi i Dorival Jr nga rrethi i lojtarëve brazilianë, pak para ruletës së penalltive. Videoja konfirmon trajneri i pesë herë kampionëve të botës u përpoq disa herë të hynte në rrethin e futbollistëve për të dhënë indikacionet përfundimtare, por lojtarët gjithsesi e mbajtën jashtë.

Një skenë që lë të kuptohet për “humor të keq” ndaj trajnerit, aq më tepër pas humbjes dhe eliminimit të Brazilit nga “Copa America” 2024. Sidoqoftë, numri një i CBF (Federatës Braziliane të Futbollit), e minimizoi atë video, ashtu siç bëri Dorival Junior. Madje, presidenti konfirmoi trajnerin edhe në funksion të kualifikueseve të Botërorit 2026. Ednaldo Rodrigues u fokusua në këtë temë në një intervistë për “ESPN Brasil”:

“Pas dy muajsh nisin kualifikimet e Botërorit dhe plani është të ecim përpara me Dorival. Le të kuptojmë gabimet dhe të punojmë për t’i rregulluar ato. Na presin 6 ndeshje midis shtatorit dhe nëntorit, do të ecim përpara me të. Trajneri dhe i gjithë stafi janë shumë të vetëdijshëm për atë që është bërë.

Dorival është i vetëdijshëm për atë që shkoi keq dhe do të punojë për t’i përmirësuar gjërat. Do të ndërtojmë një ekip kombëtar konkurrues, fitues. Ky është projekti, sepse sa herë bëjmë ndryshime dhe fillon një mandat i ri bëhet gjithnjë e më i vështirë. Sidoqoftë, jam i sigurt se trajneri do të bëjë lëvizjet e duhura për t’u përmirësuar”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit