Në prag të përballjes së fundit në Champions League ndaj Benfica, mediet spanjolle kanë zbuluar një prapaskenë të bujshme që ka ndodhur kohët e fundit te Real Madrid.
“Cadena SER” zbulon se pas shkarkimit të Xabi Alonso, Florentino Perez foli privatisht me disa lojtarë për të shtrënguar frenat dhe për të siguruar një tranzicion të qetë për trajnerin e ri të Madridit, Alvaro Arbeloa. Presidenti i Real Madridit, pasi i qortoi, iu kërkoi të paktën 5 yjeve të skuadrës të ndryshonin qëndrimin e tyre gjatë takimeve individuale, duke kërkuar të ndryshonin sjelljen dhe një nivel më të lartë performance në fushë.
Ndërkohë, janë zbuluar edhe emrat e 5 lojtarëve: Jude Bellingham, Franco Mastantuono, Arda Güler, Federico Valverde dhe Eduardo Camavinga. Lëvizja e Perez shihet si një mbështetje e madhe për Alvaro Arbeloa, i cili pritet të jetë trajneri i Real Madridit deri në fundin e sezonit. Por në rast trofesh të fituar, situata mund të ndryshojë…







