Portieri i Anglisë, Jordan Pickford, ka folur në një konferencë për shtyp para ndeshjes gjysmëfinale të Euro 2024 kundër Holandës. Një sfidë delicate për anglezët, që deri më tani nuk kanë bindur, por kanë arritur të shkojnë në gjysmëfinale.
“Na duhej të luanim fort, sikur të ishim në llogore për të kapërcyer Zvicrën në çerekfinale, por ky është futbolli. Asnjë ndeshje nuk është e lehtë. Kualifikimi ishte një lehtësim i madh për të gjithë ne”, tha Jordan Pickford.
Duke folur për sfidën e radhës, portieri i Everton në Premier League shtoi: “Holanda? Ata kanë llojin e tyre të personalitetit, luajnë ashtu siç luajnë dhe kjo nuk do të ndryshojë. Mënyra se si ata luajnë nuk ndikon në mënyrën se si ne luajmë”.
“Ne duhet të arrijmë në atë nivel që ka Holanda dhe të jemi më të mirët atë natë. Ne jemi të motivuar, kemi një mentalitet “kurrë mos vdis dhe vazhdojmë të shtyjmë deri në fund”. Ky është një art më vete, te besosh te forcat e tua”, tha Pickford.