Alice Campello, bashkëshortja italiane e sulmuesit të Spanjës, Alvaro Morata, nuk është dakord me akuzat ndaj burrit të tij dhe publikisht qëndron në mbrojtje të tij. “A është kjo vërtet ajo që i duhet vendit tonë në ditën e gjysmëfinales kundër Francës?”, shkruan Campello në profilin e tij në Instagram.
Ajo i referohet sulmeve të përsëritura të shtypit spanjoll ndaj sulmuesit. “Çfarë duam të arrijmë me artikuj të tillë? Mendoj se shërben vetëm për të krijuar më shumë urrejtje ndaj një futbollisti. Dhe unë do të thoja, është koha e duhur për ta bërë atë. Është absurde të normalizosh sjellje dhe artikuj të këtij lloji”, tha Campello.
Në editorialin e gazetës “Confidencial”, flitet për Morata si një kapiten që vë në turp kombëtaren spanjolle. Dhe jo vetëm për shkak të kritikave të marra që nga fillimi i Kampionatit Europian.
“Është një nga fyerjet e shumta që marrim çdo ditë. Mendoj se secili mund të shprehë lirisht mendimin e tij, por në të njëjtën kohë kemi nevojë për respekt. Dhe këtu ata as nuk e dinë se çfarë është respekti”, tha më tej Campello.
Kohët e fundit është përfolur për një transferim të sulmuesit 30-vjeçar në Itali, duke lënë përfundimisht Spanjën. Ekipi i Milan po interesohet për Alvaro Morata, që edhe pse ka mbështetjen e Diego Simeone nuk ndihet shumë komod me fanellën e Atletico Madrid.