Çerekfinalet e Kupës: Atletico mbaron punë ndaj Betis që në pjesën e parë, Atalanta mjaftohet me një penallti, Monaco bie ndaj Strasbourg

5 Shkurt 2026
21:46
Telesport
back button

Luhen këtë mbrëmje ndeshjet çerekfinale me një takim për Kupën e Mbretit në Spanjë, Kupën e Italisë dhe ndeshja e fundit për fazën e 1/16-ve për Kupën e Francës.

Atletico Madrid është duke fituar 0-3 në transfertën ndaj Betis. “Colchoneros” gjetën avantazhin në minutën e 12-të. Koke kroson nga këndi, David Hancko shënon me kokë. Giuliano Simeone dyfishoi shifrat për Atleticon në minutën e 30-të, pas asistit të shkëlqyer të Matteo Ruggeri. Në minutën e 37-të, Ademola Lookman shënon në ndeshjen e parë debutuese me Atletico-n, pas asistit të Pablo Barrios.

SHIKOGOLAT

Në Bergamo, Atalanta është duke fituar 1-0 ndaj Juventusit, falë penalltisë së shndërruar në gol nga Gianluca Scamacca, pas prekjes së topit me dorë brenda zonës nga Bremer.

SHIKOGOLAT

Në Francë, Strasbourg është duke fituar 1-0 ndaj Monaco, me golin e shënuar nga Martial Godo në minutën e 7-të.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit