Fundi i Superligës? Edhe Real Madridi tërhiqet, arrihet marrëveshje me UEFA-n

12 Shkurt 2026
7:49
Alfred Lleshi
back button

Superliga Europiane mund të ketë marrë fund përfundimisht. UEFA dhe Real Madridi, së bashku me “European Football Clubs” (EFC), publikuan një komunikatë të përbashkët ku njoftonin arritjen e një marrëveshjeje të rëndësishme që çon në rrëzimin e projektit të Florentino Perez.

“Pas muajsh diskutimesh të zhvilluara në interes të futbollit europian, UEFA, EFC dhe Real Madrid CF njoftojnë se kanë arritur një marrëveshje parimore për mirëqenien e futbollit europian, në respekt të parimit të meritës sportive, duke vënë theksin te qëndrueshmëria afatgjatë e klubeve dhe përmirësimi i përvojës së tifozëve përmes përdorimit të teknologjisë. Kjo marrëveshje parimore do të shërbejë edhe për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve ligjore lidhur me Superligën Europiane, sapo këto parime të zbatohen”.

Pak ditë më parë edhe Barcelona ishte tërhequr nga projekti i vitit 2021. Sipas “Gazzetta”, Real Madridi do të heqë dorë nga padia ndaj UEFA-s për 4.5 miliardë euro dëmshpërblim dhe do të rikthehet plotësisht në strukturat e futbollit europian. Tani mbetet të kuptohet çfarë koncesionesh do të ofrojë UEFA.

Mund të jetë një imazh i futboll, futboll dhe teksti që thotë "ሪ AMCHESTE UNIIEO CITY LVDROc CHELSEA Arsenal ॐ 10ណ PARIS JUSENTUS J NA T8ック SUPER PER SU LEAGUE"

Lajme të tjera

Lajmet e fundit