Luciano Spalletti nuk përdori fjalë të buta pas humbjes së rëndë 5-2 në fushën e Galatasaray, në ndeshjen e parë “play off” të Champions League. Trajneri deklaroi për “Sky Sport”: “E mbyllëm keq pjesën e parë dhe u përpoqëm t’i rregullonim gjërat në të dytën. Na mungoi personaliteti dhe karakteri. Sonte kemi bërë tre hapa pas, jo një”.
Vendimtar ishte kartoni i kuq i Juan Cabal: “Cambiaso rrezikoi kartonin e dytë. Kur ke një lojtar të ndëshkuar duhet ta menaxhosh, por gjithsesi e paguam me Cabal. Kjo na krijoi vështirësi dhe bëmë shumë gabime, edhe në ndërtim të lojës”. Shqetësojnë edhe kushtet e Bremer: “Duhet vlerësuar, mund të ketë probleme”.
Në 4 ndeshjet e fundit, Juventusi ka pësuar të paktën dy gola: “Mund ta lehtësojmë fazën mbrojtëse vetëm duke luajtur futboll. Nëse ulim nivelin, jemi gjithmonë në rrezik. Në rrezik ekstrem topi duhet larguar. Duhet të marrim përgjegjësi karshi klubit dhe tifozëve”.







