Oklahoma vijon dominimin në NBA, Boston mund Lakers, fitore jashtë fushe për Dallas e New York

23 Shkurt 2026
8:15
Telesport
back button

Skuadra kampione e Oklahoma fitoi 121-113 ndaj Cleveland, duke korrur suksesin e 44-t sezonal. 7 lojtarë të ekipit vendës realizuan mbi 10 pikë (Isaiah Joe me 22 pikë më i miri). Fitore të rëndësishme korri edhe Golden State, që falë një loje të mirë kolektive mundi 128-117 Denver.

Zhgënjen ekipi i Lakers, që në fushën e tij u mund 111-89 nga Boston. Brown me 32 pikë e Prichard me 30 pikë u dalluan për Celtics. Jashtë fushe triumfon edhe Dallas, që mundi 134-130 Indiana (Middleton 25 pikë), ndërsa Toronto triumfoi 122-94 ndaj Milwaukee (Quickley 32 pikë).

Një ndeshje të dobët zhvillon skuadra e Phoenix, që u mund 92-77 nga Portland, takim ku Grant e Clingan realizuan nga 23 pikë secili për miqtë. New York mbetet forca e dytë në Konferencën e Lindjes, duke mundur 105-89 Chicago jashtë fushe, ndeshje ku u dallua Towns me 28 pikë.

NBA-Rezultatet e sotme

Oklahoma – Cleveland, 121-113

Atlanta – Brooklyn, 115-104

Milwaukee – Toronto, 94-122

Golden State – Denver, 128-117

Indiana – Dallas, 130-134

Washington – Charlotte, 112-129

Lakers – Boston, 89-111

Minnesota – Philadelphia, 108-135

Chicago – New York, 89-105

Phoenix – Portland, 77-92

Clippers – Orlando, 109-111

Lajme të tjera

Lajmet e fundit