Nuk do të jetë e lehtë për Interin të nënshkruajë me Kim min-jae, mbrojtësin koreano-jugor, i cili u bë kampion i Italisë me Napolin më 2023 dhe pastaj u transferua te Bayern Munich verën vijuese.
Sezoni i tij i parë në Bavari ishte larg të qenit emocionues, por klubi më i suksesshëm gjerman, i cili pagoi rreth 50 milionë euro për ta blerë atë një vit më parë, tani nuk ka ndërmend ta largojë përkohësisht.
Siç raportohet sot nga “Gazzetta dello Sport”, Interi e kërkoi lojtarin në mënyrë të përkohshme, me huazim, por u përball me një refuzim nga Bayerni, i cili është gati ta shesë Kim, por vetëm në baza të përhershme.
Kjo është arsyeja pse klubi zikaltër vazhdon të punojë për alternativat e transferimeve të lira. Nga njëra anë Mario Hermoso, i liruar pas skadimit të kontratës me Atletico Madridin, nga ana tjetër Ricardo Rodriguez, i freskët nga aventura e gjatë në Torino dhe paraqitjes së shkëlqyer në Europianin e luajtur me Zvicrën.
Në të gjitha këto, situata e Stefan De Vrij duhet të monitorohet. Mbrojtësi holandez, që e përfundoi Kampionatin Europian mbrëmë, ka edhe një vit në kontratën e tij dhe mund të vendosë, në moshën 32-vjeçare, ta vazhdojë karrierën e tij në Pro Ligën Saudite.