Liga Unike Femra/ Flamurtari fiton pa probleme ndaj Tiranës, tjetër zhgënjim për Partizanin

25 Shkurt 2026
9:20
Telesport
back button

Janë luajtur ndeshjet e radhës së Ligës Unike në basketboll për femra, një turne mbarëkombëtar mes ekipeve nga Shqipëria e Kosova.

Flamurtari duket i pandalshëm këtë sezon, duke triumfuar 94-68 në “Fahrie Hoti” ndaj Tiranës. Një ndeshje e dominuar nga vlonjatet, që u shkëputën që në periodën e parë dhe e ruajtën epërsinë deri në fund.

Në Pejë, skuadra vendase fitoi 97-79 ndaj Partizanit, që thuajse është i eliminuar nga turneu. Epërsia e skuadrës kosovare ishte e ndjeshme, që e meritoi fitoren.

Liga Unike-Femra,

Tirana – Flamurtari, 68-94

Prishtina – Bashkimi, 45-74

Peja – Partizani, 97-79

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit