Khéphren Thuram “snobon” vëllain zikaltër: Krenar për Juventusin, klubin më të madh në Itali

11 Korrik 2024
11:51
Alfred Lleshi
back button

Khéphren Thuram, përmes Instagramit, shprehu kënaqësinë e tij që u bë lojtar i Juventusit: “Jam shumë krenar dhe i lumtur që i bashkohem klubit më të madh në Itali, Juventusit.

Falënderoj klubin, bashkëlojtarët e mi të rinj dhe tifozët që më mirëpritën. Dua të falënderoj prindërit dhe agjentin tim që më mbështetën në këtë fazë të re të karrierës. Fino alla fine”, – ka shkruar lojtari i Juventusit.

Me një njoftim për shtyp të publikuar në faqen zyrtare, Juventusi bëri të ditur detajet financiare në lidhje me blerjen e mesfushorit Khephren Thuram nga Nice:

“Juventus Football Club S.p.A. njofton se ka arritur një marrëveshje me kompaninë OGC Nice për blerjen me titull final të të drejtave sportive të lojtarit Khephren Thuram-Ulien për një shumë prej 20 milionë eurosh, të pagueshme në tri vite financiare, përveç tarifave shtesë që arrijnë në 0.6 milionë euro.

Juventusi ka nënshkruar një kontratë performance me të njëjtin lojtar deri më 30 qershor 2029”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit