Nagelsmann i qartë: Nuk mjafton të bësh mirë me klubin për të qenë në Botëror

3 Mars 2026
7:30
Alfred Lleshi
back button

Në prag të Botërorit, trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann po përcakton kriteret e grumbullimeve pa u ndikuar nga statusi i lojtarëve te klubet. Në një intervistë për “Kicker”, ai foli rreth të rinjve dhe zgjedhjet delikate për turneun.

Për Nick Woltemade, aktualisht te Newcastle United, tekniku u tregua i kujdesshëm: “Është i ri dhe ka nevojë për kohë për t’u rritur. Nuk pres që të shënojë 15 gola dhe të na çojë në Botëror. I kam thënë të qëndrojë i qetë, kemi besim tek ai”. Pas 4 golave në 5 ndeshjet e para, sulmuesi ka shënuar vetëm dy herë dhe ka mbetur pa gol në 8 paraqitjet e fundit në Champions.

Trajneri ka vlerësuar cilësitë e Brajan Grudës, por që për momentin janë të pamjaftueshme: “Mendoj se po kalon formë të mirë te Leipzig. E kam pasur në listë gjatë përgatitjeve për Kampionatin Europian që e zhvilluam në shtëpi. Ka kualitet, por besoj se atë kohë nuk e realizoi plotësisht veten, sepse kishte shanse për të qenë pjesë e Europianit. Në fund, vlejnë golat dhe asistimet. Për nivelin e kualitetit të tij, ende nuk është e mjaftueshme”.

Nagelsmann theksoi se titullarët në klube nuk do të thirren automatikisht: “Vendimtar është kush përshtatet më mirë. Do të ketë zgjedhje që nuk do të kuptohen”. Në këtë logjikë hyn edhe Leon Goretzka, i cili mund të jetë në Botëror edhe me pak minuta te Bayern Munich. Mesazhi është i qartë: Gjermanisë i duhen profile funksionale, jo vetëm emra të mëdhenj.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit