Kohë, durim dhe transferime. Me këtë përzierje faktorësh, Interi do të mund të sigurojë Albert Gudmundsson. Islandezi i Genoa është objektivi i madh i transferimeve të zikaltërve, siç theksohet nga “Tuttosport”, pavarësisht punësimit të Mehdi Taremit për të përforcuar “paketën sulmuese” të komanduar nga Lautaro dhe Thuram.
Ky përforcim do t’i jepte diçka shtesë ekipit të Simone Inzaghit, i cili do të dëshirojë të konkurrojë jo vetëm në tokën kombëtare, por edhe jashtë saj, duke marrë parasysh Kupën e Botës për Klube.
I linduri më 1997 do të ishte njëlloj “grusht shteti” për pozicionin e tij në fushë, si sulmues i dytë, si dhe për aftësitë e qarta në driblim, që trajneri zikaltër nuk i ka në dispozicion.
Miratimi i lojtarit është aty, Interi e di këtë, por për të thyer kërkesën prej 35 milionë eurosh të Genoa, e vetmja rrugë është përmes përfshirjes së elementëve të tjerë në transferim.
Në listën fillestare janë “tepricat” si Correa, Radu, Agoumé dhe Vanheusden, plus të rinjtë që do të transferohen me huazim ose përgjithmonë, me të drejtë blerjeje (Filip Stankovic, Oristanio, Satriano, Sebastiano dhe Francesco Pio Esposito).
Me pak fjalë, një spastrim i pastër i “tepricave” për të siguruar nënshkrimin e Gudmundsson.