Spektakël në “Camp Nou”, Barcelona e mbyll në avantazh falë një penalltie shumë të diskutuar (video)

18 Mars 2026
19:33
Telesport
back button

Pjesa e parë mes Barcelonës dhe Newcastle në “Camp Nou” ka dhuruar një spektakël të vërtetë, ku janë shënuar 5 gola. Rezultati 3-2 për Barcelonën.

Katalanasit gjetën avantazhin pas një aksioni që nis nga këmbët e Lamine Yamal dhe asistit të Fermin Lopez, ishte braziliani Raphinha që dërgoi topin në rrjetë, që në minutën e 6-të.

Megjithatë, nuk vonoi shumë dhe erdhi kundërpërgjigjja e “Qymyrxhinjve”, të cilët barazuan shifrat në minutën e 15-të me anë të Antony Elanga, pas asistit të Leëis Hall. Kujtojmë që Elnaga u transferua verën e kaluar nga Nottingham Forest për 62 milionë euro.

Në minutën e 18-të, Raphinha kroson nga goditja e dënimit brenda në zonë, Gerard Martin asiston me kokë, Marc Bernal dërgon topin në rrjetë dhe i jep sërish avantazhin 2-1 Barcelonës.

Në minutën e 28-të, sërish kundërsulm i shpejtë i “Qymyrxhinjve”, të cilët barazojnë shifrat 2-2, sërish me Antony Elanga, këtë herë pas asistit të Harvey Barnes.

Në minutën e 38-të, “Qymyrxhinjtë” pretendojnë për penallti, pas një kontakti në zonë mes Joao Cancelo dhe Elanga. Pas ndërhyrjes së VAR dhe pasi pa pamjet në ekran, arbitri vijoi lojën normalisht.

Në minutat shtesë, ishte radha e Barcelonës për të pretenduar për penallti, pas një ndërhyrje ndaj Raphinha-s në zonë. Pas ndërhyrjes së VAR dhe pasi pa pamjet në ekran, arbitri tregon gishtin nga pika e bardhë e penalltisë. Proesta tek anglezët. Godet Lamine Yamal, topi përfundon në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 3-2.

SHIKOGOLAT

Lajme të tjera

Lajmet e fundit