Jude Bellingham dhe Zinedine Zidane duket se i kanë rekomanduar të njëjtin lojtar Real Madridit për merkaton e verës.
Verën e kaluar, Bellingham refuzoi ekipe si Liverpool, Manchester City dhe Chelsea për t’u bashkuar me Madridin nga Borussia Dortmund.
Që kur u transferua në Spanjë, 20-vjeçari është bërë një nga lojtarët më të mirë në futbollin botëror, duke luajtur një rol kyç në triumfin e Madridit në La Liga dhe udhëtimin e skuadrës në Champions League.
Me merkaton e verës që po afron, duket se Bellingham ashtu edhe legjenda e Madridit Zidane i kanë thënë presidentit të klubit Florentino Perez të marrë Jadon Sancho nga Manchester United.
Siç raportohet nga gazeta spanjolle Defensa Central, Sancho është rekomanduar te Los Blancos nga Bellingham dhe Zidane.
Megjithatë, besohet se Perez nuk është shumë i bindur.
24-vjeçari ka performuar në një nivel të mirë që kur u kthye te Dortmund si huazim në janar.
Kur u pyet për të ardhmen e Sanchos javën e kaluar, trajneri i United, Erik ten Hag tha:
“Ne jemi afër në atë proces. Ne jemi duke ndjekur ndeshjet e Jadon. Ne patëm një vizitë me të, biseduam me të dhe do të vazhdojmë me këtë proces. Në fund të sezonit do të vendosim”.