Botërori, paradoksi i Suedisë. U kualifikua pa fituar asnjëherë në grupe, Kosova e mundi 2 herë

2 Prill 2026
7:05
Alfred Lleshi
back button

Ndërsa Italia përballet me një tjetër zhgënjim, në Suedi festohet kualifikimi në Botëror, ku do të përballet me Holandën, Japoninë dhe Tunizinë në grupin F. Skuadra e drejtuar nga Graham Potter përfaqëson një paradoks të vërtetë, u kualifikua edhe pse e mbylli grupin e saj në vend të fundit, me vetëm 2 pikë dhe pa asnjë fitore. Fjala vjen, Kosova e mundi në të dyja ndeshjet, brenda dhe jashtë.

Një situatë befasuese, duke qenë se Italia e Gennaro Gattuso grumbulloi 18 pikë, ndërsa Polonia 17, por u eliminua nga suedezët me një gol në minutën e 90-të në finalen e “play off”-it. Megjithatë, gjithçka është në përputhje me rregulloren.

Sistemi iu mundëson pjesëmarrjen në “play off” edhe 4 skuadrave nga “Nations League”, pra më të mirave që nuk u kualifikuan përmes grupeve. Rasti i Suedisë ka nxitur debat të madh, duke vënë në pikëpyetje një formulë që duket se nuk shpërblen drejt performancën gjatë gjithë kualifikueseve.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit