Kapiteni i Manchester United, Bruno Fernandes, ndau një mesazh frymëzues për Kobbie Mainoo pas humbjes së Anglisë në finalen e Euro 2024 ndaj Spanjës.
Mainoo ishte i shkatërruar pas humbjes dhe shkroi në llogarinë e tij në Instagram:
“I shkatërruar që nuk fituam, por krenar dhe mirënjohës që kam luajtur në turneun tim të parë të madh ndërkombëtar për vendin tim. Ne do të kthehemi”.
Fernandes, fushata e të cilit në Euro 2024 përfundoi në çerekfinale me Portugalinë, bëri një koment të përzemërt në postimin e të riut. Ai i tha shokut të tij të skuadrës te Manchester United:
“Ajo që është e jotja do të vijë dhe një e ardhme e ndritur të pret”.
Fernandez dhe Mainoo kanë luajtur 30 ndeshje së bashku për United, duke kombinuar në realizimin e dy golave.
Me përfundimin e Kampionatit Europian, dyshja do të bashkohen për përgatitjet para-sezonale përpara sezonit 2024-25.