Mesfushori i Anglisë, Jude Bellingham, foli për herë të parë për mediat që pas humbjes në finalen e Euro 2024 (1-2 ndaj Spanjës). Ai pranoi se ky është një moment i vështirë, por paralajmëroi se kombëtarja e Anglisë ka një grup i ri lojtarësh, që do të kenë mundësi të tjera për trofe në të ardhmen.
Bellingham, dukshëm i zemëruar pas ndeshjes, shpjegoi se si erdhi disfata kundër Spanjës dhe la një derë shprese të hapur për të dhe shokët e tij të skuadrës për të marrë titullin europian herën tjetër. “Ne patëm disa raste në fund, që u ndalën nda shtylla. Është shumë e vështirë të pranosh humbjen, por është një meritë për të arritur në finale”, tha Bellingham.
“Pavarësisht humbjes, duhet të përfitojmë nga kjo përvojë. Arritëm një tjetër finale. Është shumë e vështirë të mbash momente pozitive sepse kemi ardhur këtu për të fituar”, deklaroi 21-vjeçari që luan me Real Madrid.
“Është shumë e vështirë për të pranuar këtë humbje, por ky është futbolli. Duhet pak kohë për të analizuar arsyen e humbjes. Por ne jemi një ekip i ri që do të kemi më shumë mundësi në të ardhmen. Ky turne është ndryshe nga ekipi ku luan dhe duhet të kesh inteligjencë për të përballuar të tilla sfida”, u shpreh Jude Bellingham.