Pochettino dhe 3 emra të tjerë, zbulohet lista e zëvendësve të mundshëm të Southgate

16 Korrik 2024
11:32
Denis Hakanaj
back button

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate nuk ka folur ende për të ardhmen e tij, duke deklaruar se “nuk është ende koha” për të njoftuar nëse do të vazhdojë apo jo detyrën e tij si trajner, pas humbjes kundër Spanjës në finalen e Euro 2024 të dielën.

Trajneri ka përfunduar në qendër të kritikave të shumta për ata që nuk e falin, veçanërisht qëndrimi tepër mbrojtës që ekipi i tij pati gjatë eventit, pavarësisht cilësisë së madhe që kishte në dispozicion.

Southgate ka qenë në krye të Tre Luanëve që nga viti 2016, duke luajtur në një Kupë Bote (ai arriti në gjysmëfinale në 2018) dhe dy Kampionatet Europiane me dy finale radhazi. Federata e Futbollit dëshiron që ai të qëndrojë, por kontrata e tij skadon në dhjetor. Çfarë do të ndodhë tani?

Për të mos u kapur e papërgatitur, FA ka hartuar një listë të gjatë të kandidatëve të mundshëm për të zëvendësuar trajnerin, nëse ai vendos të japë dorëheqjen nga posti i tij.

Sipas asaj që raporton Sky Sport në Angli, në këtë listë janë të pranishëm 4 emra: Eddie Howe, Mauricio Pochettino, Graham Potter dhe trajneri aktual i Anglisë U21, Lee Carsley.

Në rastin e Pochettino-s do të ishte një zgjedhje që bie ndesh me trendin e historisë së britanikëve, të cilët ndër vite janë mbështetur vetëm në dy raste te trajnerët e huaj, kur zgjodhën në stol Sven-Goran Eriksson dhe Fabio Capello.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit