Southgate mban fjalën, jep dorëheqjen nga Anglia: “Ja pse po largohem”

16 Korrik 2024
12:08
Denis Hakanaj
back button

Gareth Southgate ka njoftuar se ka dhënë dorëheqjen si trajner i Anglisë pas tetë vitesh. Federata Angleze e Futbollit kishte shpresuar se ai do të zgjaste kontratën e tij pasi ai udhëhoqi ekipin në finalen e Euro 2024, por Southgate ka vendosur të kërkojë një sfidë të re.

“Si një anglez krenar, ka qenë nderi i jetës sime të luaja për Anglinë dhe të drejtoja Anglinë”, tha Southgate. “Ka nënkuptuar gjithçka për mua dhe unë kam dhënë gjithçka.

“Por është koha për ndryshim dhe për një kapitull të ri. Finalja e së dielës në Berlin kundër Spanjës ishte ndeshja ime e fundit si trajner i Anglisë”.

53-vjeçari është trajneri më i suksesshëm i Anglisë për sa i përket performancës së vazhdueshme në turnetë e mëdha. Anglia gjithashtu arriti në finalen e Kampionatit Europian në vitin 2021, duke humbur ndaj Italisë dhe një gjysmëfinale të Kupës së Botës në 2018, kur u mund nga Kroacia. Në Botërorin tjetër të tij, skuadra u eliminua nga Franca në çerekfinale.

FA ka hartuar një listë të gjatë të kandidatëve të mundshëm për të zëvendësuar trajnerin.

Sipas asaj që raporton Sky Sport në Angli, në këtë listë janë të pranishëm 4 emra: Eddie Howe, Mauricio Pochettino, Graham Potter dhe trajneri aktual i Anglisë U21, Lee Carsley.

Në rastin e Pochettino-s do të ishte një zgjedhje që bie ndesh me trendin e historisë së britanikëve, të cilët ndër vite janë mbështetur vetëm në dy raste te trajnerët e huaj, kur zgjodhën në stol Sven-Goran Eriksson dhe Fabio Capello.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit