Carlo Ancelotti, trajner i real Madrid, ka folur për eksperiencën e tij në drejtim të Bayern Munich gjatë konferencës për shtyp në prag të ndeshjes së kthimit të gjysmëfinaleve të Champions-it pikërisht kundër bavarezëve.
Trajneri italian ka folur në lidhje me problemet që ka pasur në drejtim të klubit gjerman.
“Është një histori e vjetër”, ka thënë trajneri i Los Blancos.
“Kemi një ide të caktuar dhe për të bërë punën e duhur duhet mbështetja e klubit.
“Kur kjo mungon është e drejtë të vijë një ndarje, siç ka ndodhur te Bayern-i. Megjithatë, kam një marrëdhënie shumë të mirë me Hoeness dhe Rummenigge…”.