Ish-drejtuesi i Barcelona-s, Javier Bordas ka thënë se çfarë beson ai se duhet të kishte bërë Neymar për të fituar Topin e Artë.
Sulmuesi brazilian do të mbahet mend si një nga lojtarët më të mirë që nuk e fitoi kurrë çmimin, pavarësisht nga paraqitjet e shkëlqyera m e Paris Saint Germain dhe Blaugranat.
Braziliani ka luajtur 585 ndeshje në karrierën e tij për klube, duke shënuar 359 gola ndërsa ka dhënë 220 asiste. Ai gjithashtu ka përfaqësuar vendin e tij në 129 ndeshje, duke shënuar 79 gola dhe duke dhënë 59 asiste.
Bordas beson se do ta kishte fituar Topin e Artë në Barcelonë, duke thënë:
“Do të kisha dashur që ai të qëndronte dhe kishte mundësi që ai të kthehej. Nëse do të kthehej, do të kishte fituar Topin e Artë me Barçën. Ai donte të kthehej vetëm disa javë pas largimit të tij”.
Neymar u largua nga Barca për te PSGë me një tarifë rekord botëror me vlerë 222 milionë euro dhe shënoi 118 gola, të shoqëruar me 77 asiste në 173 ndeshje për klubin parisien.
Pavarësisht paraqitjeve të mira me parisienët, ai kurrë nuk mundi të fitonte Topin e Artë dhe përfundimisht u transferua tek Al-Hilal në Ligën Pro Saudite verën e kaluar.