Mbrojtësi i Juventusit, Merih Demiral, do të mungojë të pakten në 3 ndeshjet e radhës. “Zonja e Vjetër” nuk do të ketë të gatshëm turkun në sfidat e radhës.
Mbrojtësi i Atalantës ka një problem në muskulin e tij dhe sipas asaj që shkruan Il Corriere dello Sport do të qëndrojë minimalisht 10 ditë jashtë.
Ai nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Andrea Pirlo në ndeshjen kundër Ferencvaros në Champions League, sfidën kundër Benevento në Serie A dhe atë ndaj Dynamo Kiev.