Janë luajtur sot dy ndeshjet e fundit të fazës “play in”, që kanë përcaktuar dy skuadrat e fundit cerekfinaliste të fazës play off në NBA.
Në Konferencën e Lindjes, ekipi i fundit që preu një biletë për më tej është Orlando, që triumfoi 121-90 ndaj Charlotte. Sfidë pa histori, komanduar nga Orlando, ku të gjithë titullarët realizuan mbi 12 pikë (Banchero me 25 pikë më i miri).
Në Konferencën e Perëndimit, skuadra e Phoenix fitoi 111-96 ndaj Golden State dhe avancon më tej. Edhe pse Phoenix, të gjithë titullarët realizuan mbi 10 pikë, ku diferencën e bëri Jalen Green me 36 pikë. Në play off, ata do të luajnë ndaj kampionëve të Oklahoma.
NBA-Play in-Konferenca e Lindjes
Charlotte – Miami, 127-126
Philadelphia – Orlando, 109-97
Charlotte – Orlando, 90-121
NBA-Play in-Konferenca e Perëndimit
Phoenix – Portland, 110-114
Clippers – Golden State, 121-126
Golden State – Phoenix, 96-111







