Është mbyllur sezoni i rregullt 2025-2026 i Euroleague në basketboll për meshkuj, duke përcaktuar ekipey që shkojnë direkt në fazën cerekfinale play off dhe ato që do të luajnë në fazën “play in”.
Grekët e Olympiacos e mbyllën sezonin në vendin e parë me 26 fitore e 12 humbje, skuadra më e mirë. Bashkë me ta, direkt në play off kanë shkuar edhe Valencia Basket, Real Madrid, Fenerbahce, Zalgiris Kaunas dhe Hapoel Tel Aviv.
Në vendet 7-10 u renditën Panathinaikos, Monaco, Barcelona dhe Crvena Zvezda, që do të luajnë në fazën “play in”. Përballjet janë ato mes Panathinaikos e Monaco si dhe Barcelona ndaj Crvena Zvezda.
Euroleague-Raundi i 38-të
Villeurbanne – Fenerbahce, 76-81
Maccabi Tel Aviv – Virtus Bologna, 85-89
Olympiacos – Armani Milano, 85-76
Partizan Beograd – Baskonia Gasteiz, 91-79
Real Madrid – Crvena –Zvezda, 103-82
Zalgiris Kaunas – Paris Basketball, 85-79
Monaco – Hapoel Tel Aviv, 105-85
Dubai Basketball – Valencia Basket, 85-95
Panathinaikos – Anadolu Efes, 97-62
Barcelona – Bayern Munich, 95-69







