Antonelli: Nuk kam frikë nga rivaliteti brenda skuadrës me Russell, po punoj në defektet e mia

18 Prill 2026
21:27
Telesport
back button

Brenda 14 ditësh, Kimi Antonelli ka arritur shumë nga ato që pilotët gjithmonë i kanë ëndërruar dhe shpesh nuk i kanë arritur kurrë në shumë vite karrierë: “pole position” e parë, fitoren e parë dhe kryeson renditjen e botërorit të Formula 1.

19-vjecari italian është bërë papritur atraksioni kryesor i këtij sporti, por tani do t’i ai duhet t’i rezistojë presionit që e sprovoi rëndë 12 muaj më parë. Janë pikërisht vështirësitë sportive e gabimet që e kanë ndihmuar Antonelli të qëndrojë i përqendruar në tre garat e para të vitit 2026.

Tani vjen Majemi, ku synon një tjetër fitore, duke u përqendruar vetëm në përmirësim dhe jo në rivalitetin e brendshëm me George Russell, 9 pikë pas tij në renditje. “Nuk shqetësohem për rivalitetin me George. Dua vetëm të përqendrohem te vetja, duke u përpjekur të bëj gjithçka siç duhet për sa i përket procedurave, nisjeve dhe drejtimit“, komentoi 19-vjeçari.

E di sa i fortë është George dhe sigurisht që do të jetë shumë e vështirë. Gjithashtu, mendoj se Ferrari dhe McLaren do të afrohen gjithnjë e më shumë, kështu që do të jetë e rëndësishme të qëndrojmë në krye dhe të vazhdojmë të ngremë nivelin. Por nuk shqetësohem për këtë tani; thjesht do të përpiqem të shfrytëzoj sa më shumë pushimin dhe të kuptoj se si mund të përmirësohem”, tha Antonelli.

Më tej, ai tha: “Kam bërë një hap të madh përpara krahasuar me vitin 2025. Vitin e kaluar pata disa kohë të vështira dhe më mësoi shumë më tepër sesa prisja. Ende kam shumë punë për të bërë, por padyshim që ndihem më shumë në kontroll të situatës. Makina po më ndihmon dhe do të përpiqem të jem gati sepse është një nga ato mundësi që nuk vijnë çdo ditë.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit