“Jam zemëruar kur e pashë”, Kroos ndryshon mendim: Gabova që i besova në fushë…

18 Korrik 2024
13:15
Denis Hakanaj
back button

Ka ende një çështje të pazgjidhur mes Cucurella-s dhe Gjermanisë.

Flitet për topin me dorë të mbrojtësit të majtë spanjoll në gjuajtjen e Musiala-s, që nuk u konsiderua penallti nga arbitri Taylor, gjatë çerekfinales kundër kombëtares gjermane dhe eliminimin e mëpasshëm nga kampionati europian pas golit të Merinos në kohën shtesë.

Një veprim i diskutueshëm që shkaktoi shumë polemika nga tifozët e Mannschaft drejt Cucurella.

Por me përfundimin e Euro 2024 në favor të Spanjës kampione, Toni Kroos duket se nuk e ka harruar atë që ndodhi dhe në podkastin e tij “Einfach mal Luppen” ai zbuloi indinjatën e tij pasi ka parë përsëritjen e aksionit:

“Deri sot isha i lumtur…. Nuk e pashë fare, nuk munda të shihja në fushë nëse ishte një prekje me dorë relativisht e qartë, kështu që nuk u zemërova me arbitrin në atë moment.

“Më pas, i kushtova vëmendje arbitrit. Ai ishte i mendimit se nuk duhej ta shihte aksionin (me On Field Review)”, ka thënë ish-mesfushori i Real Madridit.

“U zemërova vetëm kur e pashë më pas, kështu që… le t’i lëmë gjërat ashtu siç janë. Në fushë bëra një gabim që i besova atij (arbitrit Taylor).

“Vetë gjyqtarët nuk e dinë 100% se cili është interpretimi. Në fund nuk mund të bënim gjë tjetër veçse ta pranonim”, shtoi ai.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit