Partizani është ekipi i dytë finalist i play off-it në basketboll për femra, pas triumfit 79-71 ndaj Tiranës në ndeshjen e pestë gjysmëfinale, luajtur në “Fahrie Hoti”, duke fituar 3-2 serinë e takimeve.
Të kuqtë përmbysën disavantazhin 0-2 me ndeshje pas dy sfidave të para, duke fituar tri gjysmëfinalet e radhës dhe siguruan një biletë për në finale, aty ku prej një jave ndodhet Flamurtari (eliminoi Studentin).
Tirana nuk arriti dot të bënte hapin e fundit, duke i thënë lamtumirë titullit. Në sfidën e pestë, bardheblutë e nisën më mirë ndeshjen (16-8 perioda e parë), por Partizani nuk të rikuperojë gradualisht (32-29 pjesa e parë).
Në 20 minutat e dyta, loja është e ekuilibruar, ku herë udhëheq njëri ekip e herë tjetri. Koha e rregullt u mbyll 66-66 dhe fituesi u vendos në kohën shtesë, aty ku Partizani u tregua më i saktë dhe meritoi fitoren.
Te Tirana ndikoi dalja me 5 personale e Daleba dhe Semanjaku, ndërkohë që Gonzalez ishte shënuesja më e mirë me 16 pikë. Për Partizanin u dallua Maddox me 23 pikë, mbështetur nga Varter me 18 pikë e 17 rebound.
Play off-Femra, gjysmëfinale
Nd.1, Flamurtari – Studenti, 81-51
Nd.1, Tirana – Partizani, 73-62
Nd.2, Flamurtari – Studenti, 72-42
Nd.2, Partizani – Tirana, 59-68
Nd.3, Studenti – Flamurtari, 41-69 (0-3)
Nd.3, Tirana – Partizani, 65-69
Nd.4, Partizani – Tirana, 64-62
Nd.5, Tirana – Partizani, 71-79 (2-3)







