Tifozët e Barcelona-s kanë nisur një iniciativë kurioze në TikTok, ku po përdorin funksionin e ‘dhurimeve’ për të kontribuar në mënyrë simbolike në blerjen e Nico Williams, sulmuesit të Athletic Bilbaos që luajti me Spanjën në Kampionatin Europian.
Nën videot e publikuara në kanalin zyrtar të klubit, shfaqeshin donacione të shumta, ku komentet e përdoruesve specifikonin se fondet janë të destinuara për blerjen e lojtarit.
Tifozët Blaugrana ëndërrojnë të shohin Williams përkrah Lamine Yamal dhe, duke pasur parasysh situatën delikate ekonomike të klubit, tifozët kanë gjetur këtë metodë krijuese për të realizuar ëndrrën e tyre.