Skuadra e Flamurtarit në basketboll për femra fitoi thellë 90-58 ndaj Partizanit në finalen e parë play off, luajtur në qytetin e Vlorë. Një ndeshje thuajse gjatë gjithë kohës në sens unik, dominuar nga vendaset.
Partizani rezistoi vetëm një period, atë të parë, që u mbyll 21-20 për Flamurtarin. Më pas, skuadra vendase nis gradualisht shkëputjen. Pjesa e parë u mbyll 39-26 për Flamurtarin, që praktikisht ka vulosur fitoren.
Në 20 minutat e dyta loja është një formalitet, me vlonjatet që thellojnë edhe më shumë avantazhin, duke fituar 90-58. Brisker me 26 pikë ishte shënuesja më e mirë për vendaset, ndërsa te Partizani mungoi një lidere.







