Euro 2024 bën një tjetër “kokë turku”, trajneri jep dorëheqjen nga kombëtarja pas 4 vitesh

19 Korrik 2024
12:30
Telesport
back button

Kasper Hjulmand ka dhënë sot dorëheqjen nga detyra e trajnerit të Danimarkës, disa ditë pas përfundimit të Euro 2024. Ai lë këtë detyrë pas 4 vitesh në drejtim të kombëtares.

Pas Kampionatit Europian në Gjermani, trajneri Kasper Hjulmand dhe drejtori sportiv i DBU, Peter Møller, vlerësuan rezultatet dhe patën disa diskutime për të ardhmen”, thuhet në deklaratën e Federatës.

Në këtë vlerësim, Kasper Hjulmand doli në përfundimin se skuadra ka nevojë për energji të reja. Ndaj, u vlerësua se është koha për ndryshim dhe se nevojitet një trajner i ri i kombëtares”, thotë komunikata.

Ndërsa vetë trajneri u shpreh: “Ishte një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm të isha në gjendje të drejtoja ekipin tonë kombëtar për katër vjet. Unë dhashë gjithçka që kisha për të arritur sukses dhe për të bindur njerëzit që të mblidheshin rreth ekipit. Të përfaqësosh vendin tënd është absolutisht nderi më i madh”.

Ne do të kemi nevojë për një fytyrë të re dhe ide të reja, të cilët mund të shkruajnë një kapitull të ri të mrekullueshëm për këtë ekip fantastik. Dhe, për këtë arsye, është më mirë që dikush tjetër ta udhëheqë ekipin. Nuk ka të bëjë me mua, ka të bëjë me atë që është më e mira për ekipin”, tha Hjulmand.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit