Skuadra e Arsenal synon të sjellë në “Emirates” mbrojtësin 24-vjeçar të kombëtares angleze Marc Guehi. Ai vjen nga paraqitja e mirë me kombëtaren e “3 luanëve” në Euro 2024, ku ishte gjithnjë titullar.
Lojtari ka një kontratë deri në vitin 2026 me Crystal Palace, klub që e vlerëson rreth 70 milionë euro mbrojtësin. Një shumë disi e lartë, por që Arsenal synon ta ulë duke future në bisedime edhe lojtarë të tjerë.
Guehi luan prej tri sezonesh me Palace, ku është dalluar për paraqitjet e mira në Premier League, ndaj dhe Arsenal synon t’i ofrojë një kontratë e pagë më të mirë. Mbrojtësi ka luajtur edhe 17 ndeshje me kombëtaren e Anglisë.
Për momentin palët janë ende në fazën e diskutimeve mes tyre dhe ende asnjë ofertë konkrete nuk ka mbërritur për mbrojtësin. Përvoja që lojtari ka në kampionat e bën atë kandidat të fortë për të luajtur me “topçinjtë” sezonin tjetër.